NDËRRON JETË FOSHNJA 11-MUAJSHE QË PREKU ZEMRAT E GJITHË BOTËS (FOTO)


Është ndarë nga jeta Charlie Gard, foshnja që na preku zemrat të gjithëve me historinë e saj të dhimbshme. Foshnja 11-muajshe që ndërroi dje jetë, ishte transferuar në një shtëpi kujdesi për të sëmurët terminalë, pas një vendimi të gjykatës së lartë. Charlie vuante nga një sëmundje ekstremisht e rrallë gjenetike që i kishte shkaktuar dëmtime progresive në tru dhe dobësi të muskujve. Prindërit e foshnjes, Koni Jets dhe Kris Gard, luftuan një betejë të stërgjatur ligjore me spitalin ‘Great Ormond’ për ta lejuar atë që të dërgohej në SHBA për trajtim.


‘Great Ormond’ për ta lejuar atë që të dërgohej në SHBA për trajtim. Por, të hënën, ata hoqën dorë nga beteja e tyre ligjore, pasi mjeku amerikan tha se ishte shumë vonë për terapinë. Në një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje, nëna e Charlit tha: “Foshnja jonë e bukur nuk është më…ne jemi shumë krenar për ty Charli”. Një ditë më parë ajo tha se çiftit i ishte mohuar dëshira e tyre finale për të kaluar më shumë kohë me të, pasi gjykata e lartë vendosi që ai të transferohej në një shtëpi kujdesi dhe t’i hiqeshin aparaturat që e mbanin në jetë. Çifti donte të dërgonte të birin në SHBA për një terapi eksperimentale, por specialistët e spitalit ‘Great Ormond’, thanë se trajtimi, përveçse ishte eksperimental, nuk do të jepte fryte, pasi Charli kishte pësuar dëmtime të pakthyeshme truri. Për pesë muaj, çifti u angazhua në një betejë ligjore, në të cilën gjykatësit nga Gjykata e Lartë, Gjykata Supreme dhe ajo Evropiane e Drejtësisë, u shprehën dakord me doktorët, se trajtimi nuk do të ishte në të mirë të Charlit. Madje beteja për Charlin, tërhoqi vëmendjen e Papa Franceskut dhe presidentit amerikan Donald Trump. Por fëmija nuk ia doli dot të mbijetonte.  



Powered by Blogger.