Mos harxhoni më lekë! Ja si të përgatisni vetë krem kundër diellit me 3 përbërës që i keni në shtëpi

Mos harxhoni më lekë! Ja si të përgatisni vetë krem kundër diellit me 3 përbërës që i keni në shtëpi

*Pharma Gossip është blogu më i ri në Tabloid.al ku çdo javë do të mund të lexoni informacione, këshilla, hile dhe sekrete nga Kler, farmacistja juaj.
Ju kërkoj ndjesë të gjitha mamave që besojnë në fuqitë magjike të vajit të ullirit. Aq shumë çudibërës ju duket ky vaj, sa nuk hezitojnë ta marrin me vete edhe nën çadër, dyqaneve pafund me vajra (pseudo)natyralë, beautyblogger-eve që sugjerojnë receta DIY me vajra organikë, dyqaneve arabe me vaj kokosi, si edhe të gjithë bio-dyqaneve të instagramit për tju thënë një fakt të thjeshtë: Vajrat natyralë nuk mund të zëvendësojnë kremrat mbrojtës ndaj diellit.
Është e kot të pretendosh se vetëm me një lyerje të thjeshtë me vaj kokosi mund të mbroheni nga dielli! (Sigurisht pa i hequr asnjë veti nga lista e gjatë e efekteve fantastike të vajit të kokosit, përveçse për të mbrojtur nga dielli).
Unë e di që shumë nga blogerët dhe administrueset e dyqaneve *BIO* janë shumë entuziaste për të ndarë përdorimet praktike të produkteve të tyre, por gjithmonë është një ide edhe më e mirë t'i studiosh këto produkte me të vërtetë dhe të konsultohesh me ekspertët kur flitet për dëmtim lëkure... aq më tepër edhe për lëkurën e foshnjeve.
Sidomos kur fjalitë fillojnë me togfjalëshin: Studimet tregojnë... apo kur guxohet më tepër. "produktet që përmbajnë vaj karrote kanë një SPF prej 38-40" .
Nëse bëjmë një google të thjesht do përmblidhja me 2 arsye të rëndësishme se pse vajrat natyrale nuk janë zëvendësues të një produkti të formuluar siç duhet me një SPF të verifikueshme dhe të matshme:
1.Vajrat natyrale nuk thithin mjaftueshëm UV
Studiuesit në një studim (Gause & Chauhan, 2016) kanë matur absorbimin UV të aloe vera-s, vajit të citronelës, vajit të kokosit, vajit të ullirit dhe vajit të sojës dhe gjetën se të gjithë ata praktikisht nuk bënë asgjë kur binte rrezatimi UV. Ata nxorën rezultatin se SPF e tyre ishin shumë afër 1. Pra praktikisht, kjo do të thotë se këto përbërës nuk do të bëjnë asgjë për të parandaluar skuqjen. Vajrat natyrale nuk janë të përshtatshme të përdoren të vetëm si UV-bllokues .
2. Vajrat Natyrale nuk kanë të provuar dhe verifikuar SPF-në e tyre për përdorim ndaj diellit. Vajrat natyrore botanike nuk kanë kaluar nëpër laboratore dhe testime specifike për SPF-në e tyre. 
Nëse shihni një biznes që shet një vaj natyral me një SPF të deklaruar, ne ju inkurajojmë t'i shkruani dhe të kërkoni rezultatet e tyre të testimit.
Tani që të mos mendoni se unë jam PRO kremrave të diellit me filtra kimike, unë nuk jam me të vërtetë.  Unë jam ende duke u përpjekur të gjej vendin tim të lumtur me mbrojtës dielli natyralë. Gjithashtu mbështetem shumë te hija, kapela e madhe dhe këmisha për të parandaluar ekspozimin e lëkurës në diell.
Por ekziston një përbërës fantastik i gjendur në kremrat për skuqjen ndaj pelenave (***Gjendet në çdo shtëpi që ka fëmijë të vegjël) ... është një përgatitje zinku: Ajo që ne e quajmë oksid zinku. B.I.N.G.O.
Ashtu si në rekomandimin e EWG (Environmental Working Group) sugjeruar në artikullin  Oksidi i zinkut eshtë një filtër mineral i sigurt për t'u përdorur si mbrojtës ndaj diellit.
Pra me një krem pelenash me Oksid Zinku (i gjendur zakonisht ne përqëndrimin 40%) me çmime relativisht nga 400 – 600 lekë të reja dhe me disa përbërës natyralë që i kemi në shtëpi mund të përgatisim një krem dielli natyral, të sigurtë, jo kancerogjen dhe fiks siç e rekomandon EWG.
Të tre përbërësit janë:
Krem për pelenat(i gjendur me emrat Diaper Rash etj)
Vaj kokosi
Dyllë blete
Tani, pse oksidi i zinkut?
Sepse ka të dyja veçoritë antibakteriale dhe antioksidante.
Zinku është një mineral i rëndësishëm dhe stimulon sistemin imunitar.
Ai vesh dhe mbron sipërfaqen e lëkurës, duke formuar një pengesë ndaj lagështisë. Sa për përbërësit e tjerë: Vaji i kokosit është i mrekullueshëm për lëkurën dhe ka vetitë e tij antibakteriale dhe antifungale. Dylli i bletës në të vërtetë lidh vajin dhe oksidin e zinkut duke formuluar një krem që përthithet në lëkurë.
Ja përgatitja:
Dyll blete 1/8 gote 
Vaj kokosi 1/3gote
Krem për perlenat 1/4 tubetit.
1. Shtoni vajin e kokosit dhe dyll blete në një tas qelqi dhe shkriheni duke përdorur një banjomari.
Lërini në një ngrohje të ulët, derisa të dyja janë shkrirë tërësisht.
2. Shtoni kremin e pelenave në enën tashmë me vajin dhe dyllin e shkrirë.
Duke përdorur një blender , përzierjeni për disa minuta derisa të jetë përzier plotësisht.
3. Hidhni në kontenjerë dhe lëreni në vend të freskët të ngurtësohet.
Dhe Voila!!!!
Powered by Blogger.