Jona e BB do bëhet së shpejti jo me 2, por me 3 fëmijë!

Jona Kalemaj, ish-banorja e Big Brother është në pritje të ëmbël. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo disa ditë më parë, ndërsa fotot me barkun e rrumbullakosur nuk kanë munguar. 
Por në foton e postuar në Instastory. Jona na ka dhënë një indikacion që pret binjakë.
Duke gatuar në mëngjes asaj i ka qëlluar një vezë me dy të verdha siç shihet në foto. "Çfarë do të thotë kjo? Ishalla binjak", shkruan Jona duke shkelur syrin (me emoji).
Ndoshta kjo është mënyra që ka zgjedhur Jona për të dhënë lajmin se pret binjakë. Ndërkohë ajo ka edhe një vajzë të vogël, që do të thotë se ish-banorja do bëhet me 3 fëmijë.


Powered by Blogger.