Loading...
Home » » Japrakë ose Dollma me gjethe rrushi

Japrakë ose Dollma me gjethe rrushi



Përbërësit:
  • Gjethe rrushi,
  • qepë të njoma,
  • mish të grirë,
  • oriz,
  • salcë,
  • nenexhik (nangjazem) dhe kripë,
  • vaj,
    (sasia varet nga sa doni te bëni),
Përgatitja:
Pasi t’i keni larë gjethet e rrushit vërini në një tenxhere me ujë të ngrotë të ziejnë për 5 minuta, pastaj hiqini dhe vërini në një enë të hapur që të ftohen, me pas merni qepët, grijini në një tigan, hidhini vaj dhe vëreni në flakë mesatare të skuqet duke e trazuar herë pas here, kur të jetë skuqur qepa hidhni mishin e grirë, kripën dhe trazojeni deri sa të thahet uji që lëshon mishi, më pas hidhni salcën dhe pasi ta trazoni dy apo tre herë shtoni orizin dhe më pas fikeni sobën, shtoni nenexhikun të grirë imët dhe trazojeni, më pas merni gjethet, një nga një, hidhni në mes të gjethes një lugë nga orizi që përgatitet dhe mblidhini mirë anët e gjethes në mënyrë që të mos hapen kur të ziejnë, dhe vendosini në një tenxhere ku më pas do ziejnë, dhe keshtu me radhe duke i mbushur të gjitha gjethet, pasi t’i mbaroni se mbushuri dhe venë në tenxhere hidhini ujë të nxehtë deri sa të mbulohen dhe vërini të ziejnë me ngadalë me kapak në flakë të ulët deri sa të thajnë ujin.
Share this article :

Lexoni Me Shume