Gazetari amerikan viziton Ballist Morinën në burg: Ishte i frikësuar, ja çfarë më tha....

Së fundmi Morina është vizituar në burgun e Kroacisë nga një gazetar i cili ka mbetur i shokuar nga gjendja e Ballistit. Xhejms Montag i cili shkroi dy vite më parë për ngritjen e dronit në Serbi tha se Morina ishte tepër i frikësuar dhe pamja e tij kishte ndryshuar.
“Kur e pashë, ai ishte shumë i frikësuar, ishte një person tjetër nga ai që takova dy vjet më parë kur e intervistoja. I kishte prerë flokët, kishte hequr mjekrën, ishte i frikësuar për të ardhmen e tij, veçanërisht nëse ai do të ekstradohej dhe kishte frikë më shumë se çdo gjë, sepse ai besonte se jeta e tij në Serbi do të rrezikohej”, tha Montag.
Ndërkohë Ismail Morina po pret vendimin e Gjykatës Supreme të Kroacisë, dhe pastaj Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij.

Powered by Blogger.