FOTOT/ VIP-at i keni në Jalë e Dhërmi, por s’po i dalloni


Jemi në sezon pushimesh dhe ashtu si të gjithë edhe VIP-at janë nisur drejt bregdetit të jugut për t'u relaksuar. Jala dhe Dhërmiu duket se janë destinacionet e preferuara për shumë VIP-a të cilët edhe pse kanë disa ditë që po pushojnë në këto plazhe, nuk janë vënë re.
Ata kanë arritur të qëndrojnë larg vëmendjes mediatike duke u "maskuar" me kapele e syze.
Megjithatë “Panorama” ka arritur të fotografojë disa prej tyre si: Blendi Fevziun, Aleksandër Frangajn, Armando Shkullakun mund t’i keni tek shezloni ngjitur. Po ashtu edhe analistin Artan Hoxha me bashkëshorten e tij simpatike.  
Aty gjeni edhe çiftin Lind Islami dhe Venera Lumanin, reperi Cozman, apo vajzat e spektaklit, mes të cilave edhe velina e “Fiks Fare”, Anisa Mukaj.
Powered by Blogger.