Elsamedi i BB: Më pëlqen ta bëj treshe, ja çfarë më tha Kei për raportin me Ambrën


Hyri në shtëpinë e BB si reperi me jetë luksoze në marrëdhënie çift me modelen Ambra Muji, lidhje e cila jo vetëm që nuk funksionoi, por u shoqërua me sherre publike pas lojës. Elsamed Senaj ka rrëfyer për gazetën Panorama detaje nga jeta e tij mes femrave, makinave të shtrenjta dhe marrëdhënies intime të Ambrës me Kein…
I pyetur për videon ku shfaqej me dy vajza në makinë, Elsamedi tha se me to ka bërë treshe në shtëpinë e tij dhe këtë gjë e bën shpesh.
"Dy vajzat ishin në makinën time pas një mbrëmjeje të bukur që kaluam te shtëpia ime. Bëjmë dhe treshe ndonjëherë… Rasti në fjalë ishte një natë para festës që organizova unë. Treshe po, por gjithmonë unë me dy femra. Me kë s’e them, por njeriu ndodh që i kalon limitet dhe është kënaqësi. Në fund të fundit barazim jemi, pasi kënaqemi të dyja palët. Kështu që do ta bëj prapë treshe", u shpreh Elsamedi.
I pyetur nëse është në një lidhje stabël momentalisht, Elsamedi u përgjigj: "Momentalisht jo, edhe pse kam shumë femra afër e nuk është faji im. Sigurisht ne meshkujt duam qejfin, por dhe femrat shumica duan qejfin e momentit. Jam njeri që lëviz shumë e nëse lidhem vërtet, nuk tradhtoj. E respektoj shumë një femër që mund të kem në krah, por momentalisht jam në fazën jo me një, por me shumë. Këto kohë po shijoj femra të ndryshme. Prandaj s’jam lidhur, është verë dhe duhet ta shijojmë."
Ndërsa për Ambrën ish-banori tha se e ka fshirë nga lista dhe sa i përket faktit që Ambra ka deklaruar se ai ka pasur lidhje me gra të martuara, Elsamedi tha: "E vërtetë që ka thënë që kam pasur lidhje me gra të martuara.Por, pas disa ditësh e ndryshoi, e tha nga mënyra se si flisja shumë. Mund të tregoj tani se unë kam qenë tre vjet i dashuri i një shoqeje të Ambrës, dhe sa u përket atyre fjalëve, gjithmonë i kam urryer njerëzit e komunitetit të tillë. Unë besoj në Zot, por dashuri jap vetëm për femra, pasi gjithmonë kam qenë i rrethuar prej tyre. (qesh) Ambra e tha atë për inerci, ngaqë para pak ditësh unë e etiketova “lesbike” dhe ndaj kur dëgjoj fjalë të tilla nga ajo vetëm qesh."
Para disa orësh kemi parë që Ambra ka postuar disa foto në Instastory me një djalë që flitet se është i dashuri. Kjo vërteton faktin që nuk është lesbike, apo s’do të thotë shumë për ty?
Nuk e di çfarë ka postuar e as nuk më intereson! Kei më tha një ditë që “Ngela në tentativë…” më Ambrën.

Powered by Blogger.