Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Dinit gjë ju? Bjordi flet për martesën...

Me siguri të gjithë e mbani mend Bjordin. Djali simpatik nga Vlora u bë i famshëm me pjesëmarrjen në Big Brother dhe më pas ju fut botës së televizionit ku e kemi parë si prezantues dhe aktor. Prej disa muajsh Bjordi është i lidhur me një vajzë shumë simpatike e cila nuk është e famshme, por ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave.
E dashura e Bjordit, Jona Spahiu jeton në Austri dhe në çdo çift largësia mund të krijojë problem, por Bjordi nuk e sheh kështu. Në një intervistë për Prive, ai tregon se largësia e ka bërë më të bukur lidhjen e tyre.
"Na merr malli, por sa herë kemi mundësi dhe para, presim biletën", u shpreh Bjordi.
"Nuk më pëlqen të flas shumë, por kam gjetur një person që më bën të ndihem shumë mirë. Është një vajzë shumë e mirë", vazhdoi ai.
Edhe pse është herët, Bjordi e sheh veten një ditë si dhëndër. "Nëse vjen koha, martesa është e mirëpritur. Unë nuk bëj plane sepse nuk di çfarë do bëj javës tjetër, lëre për dasmën. Do ta bëjmë me qejf kur të jemi gati. Nuk e planifikoj dot dhe nuk marr dot përgjegjësi të tilla. Jam akoma fëmijë në këtë pjesë", tha Bjordi. Pastaj me shaka shtoi: "Por nëqoftëse do më vinte propozimi...".



Keshilla