Dieta me akullore: Ruani linjat trupore duke kënaqur shijen tuaj


Dieta me akullore: Ruani linjat trupore duke kënaqur shijen tuaj
Ngrënia e akulloreve nuk e prish dietën tuaj, përkundrazi e bën atë më të shëndetshme dhe të shijshme.

Dietologët nuk e demonizojnë, përkundrazi sigurojnë se akullorja ka energji dhe burime të çmuara mirëqenieje. Në këtë pikë, dietologët bien dakord se: kupa klasike e akullores nuk është një përjashtim nga rregulli, që ju mund ta shijoni atë rrallë, por është një ushqim që mund të përmbushë një vakt të lehtë dhe të hyjë plotësisht në menynë e një diete të ekuilibruar. Ajo përmban proteina, sheqerna dhe yndyra të thjeshta, në mënyrë të balancuar, gjë që nuk minon linjat, me një dozë të mirë të kalciumit dhe fosforit.

Akullorja krem
Përbërësit bazë të akullores krem janë qumështi dhe sheqeri, ndërsa atyre u shtohen pana dhe vezë. Pra nga pikëpamja ushqyese janë të gjitha ushqime të pasura: proteinat e qumështit dhe të vezëve përmbajnë aminoacide esenciale, të cilat janë të domosdoshme për trupin tonë; ndërsa sheqernat (laktoza dhe sakaroza) absorbohen me lehtësi dhe sigurojnë energji të gatshme për përdorim. Një pikë tjetër e fortë e akullores “klasike” (me bazë qumështin) është përmbajtja e saj e kalciumit, që e bën atë një ushqim të vlefshëm për gratë, sepse eshtrat i mban të shëndosha, ndërsa pengon osteoporozën.

Përbërësit e akullores me fruta
Shijet me fruta mund të përgatiten edhe pa i shtuar qumësht, por vetëm me luleshtrydhe, limonë, fruta pylli, shalqi, pjeshkë dhe fruta të tjera të përziera me sheqer dhe ujë. Në këtë rast akulloret përmbajë më së shumti vitamina, fibra dhe fruktozë (sheqer frutash).
Prej disa vitesh në të gjitha ëmbëltoret gjendet edhe akullorja me jogurt (kos me fruta): për t’u quajtur kështu ajo duhet të ketë një përmbajtje të tillë rreth 20 deri në 40 për qind.

Sekreti i dietës së akullores
Nëse jeni në një regjim dietik prej 1300 kalorish, ju mes vakteve (paradite ose pasdite), mund të konsumoni një kaush ose kupë me dy lugë akulloreje, duke kombinuar shijet e kremit dhe të frutave, në ditë të alternuara. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.
  • hani një mëngjes të pasur me drithëra, pra pa biskota, kroasant ose prodhime të tjera të pjekura;
  • konsumoni përzierjen e frutave dhe perimeve në mes të mëngjesit dhe drekës;
  • konsumoni bukën dhe makaronat integrale mundësisht në drekë;
  • merrni proteina mishi dhe peshku, mundësisht në darkë;
  • përgatitni porcione të vogla (max 80 g makarona në drekë dhe 100 g peshk ose mish të bardhë në darkë);
  • doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumoni deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhan.
Nëse jeni në gjendje që çdo ditë të kryeni aktivitet fizik, atëherë një akullore pasditeve nuk është ndonjë dramë e madhe. Pastaj vjen edhe aspekti më specifik, ai ushqyes. Sepse është e vërtetë që shija e akulloreve është shumë tërheqëse, siç është e vërtetë që shpesh dëshira të tilla janë të shoqëruara nga zakone jo të mira ushqyese: një mëngjes i pamjaftueshëm, konsum i pakët i frutave dhe perimeve, kombinim i çrregullt i proteinave dhe karbohidrateve, dreka klasike në këmbë. Dhe kështu që dëshira për një akullore pasdite shoqërohet me sulmin e fuqishëm të një urie të papritur. Mund të duket e ekzagjeruar, por zakone të tilla tregojnë një lidhje të rëndësishme mes dëshirës për ëmbëlsira dhe urisë së papritur për ushqim. Një lidhje që duhet konsideruar, nëse kërkoni që të jeni të shëndetshëm si nga organizmi ashtu edhe nga ana emocionale. 
Powered by Blogger.