Arbana i poston foton skandaloze Xhemit dhe prish miqësinë me të!!!!

Dihet miqësia që ka Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu prej vitesh. Por duket se me këtë postim që bëri Arbana do i japë fund kësaj miqësie. Moderatorja ka postuar një foto të Xhemit e cila shfaqet me maskë në fytyrë dhe me sytë e nxirë nga grimi. Pra jo një foto perfekte si ato që Xhemi poston në Instagram.
Ndjekësit i shkruajnë Arbanës se në këtë mënyrë po prish miqësinë me të dhe se pale ç'do t'i punojë Xhemi kur ta shohë foton. Por Arbana i përgjigjet se Xhemi është larg dhe nuk i bën dot gjë.
Arbana nuk do të ndalet me kaq pasi ka komentuar se do të postojë dhe foton e Eni Popit pastaj do e fikë telefonin që mos t'i përgjigjet asnjërit. Mezi po presim reagimin e Xhemit...


Powered by Blogger.