Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

2 maska të shpejta për rigjenerimin e lëkurës



Temperaturat e ngrohta të këtyre dy ditëve të fundit, kanë ndezur shpresën që pranvera nuk është aq larg sa duket. Dielli dhe moti i mirë jo vetëm që ndikojnë në gjendjen tonë emocionale, por edhe evidentojnë disa problematika siç është fytyra. Për rigjenerimin e saj mjafton pak hapa të thjeshtë: të keni dëshirën e mirë për t’u marrë me të, të keni disa produkte shtesë në shportën tuaj dhe të lexoni këshillat e Living.


Ju propozojmë me dy maska të thjeshta dhe të shpejta.

Maskë më kastravec, vaj bajamesh të ëmbla dhe majdanoz ose koriandër
Zakonisht kur përdorim kastravecin në maskat e bukurisë, na vjen shumë natyrshëm ta vëmë mbi sy. Kësaj here kastraveci do të përdoret në formë pureje. Kjo maskë këshillohet një herë në javë pasi ka efekt purifikues dhe hidratues. 
Për këtë maskë ju duhen: 

• 4 lugë tul kastraveci

• 2 lugë me majdanoz ose koriandër të grirë
• 4 lugë vaj bajamesh të ëmbla

Ndajeni kastravecin më gjysmë dhe hiqni pjesën e brendshme, ose mund ta grini në rende. Lani majdanozin ose koriandrën dhe priteni në copëza të vogla. Bashkojeni me kastravecin dhe shtoni gradualisht vajin e bajameve. Më pas kalojini në frulator derisa e gjithë masa të lidhet. Pasi maska të jetë bërë homogjene, vendoseni mbi fytyrë të njomë dhe mbajeni 20 - 30 minuta.
Maskë me vaj ulliri, kos, mjaltë dhe tërshërë
Kjo maskë jo vetëm që i jep butësi dhe freski fytyrës suaj, por shërben edhe si eksfoliant pasi heq qelizat e vdekura. Është e rekomandueshme për të gjitha ato femra që kanë akne në fytyrë ose pore të hapura.

Përbërësit për këtë maskë janë :
• 2 lugë tërshërë të imët ose miell tërshëre
• 1 lugë vaj ulliri
• 1 lugë kos 
• 2 të verdha veze

Tërshërën e imët bashkojeni me vajin e ullirit dhe trazojeni për dy minuta. Shtoni më pas kosin dhe vezët. Përzieni vazhdimisht maskën dhe më pas vendoseni mbi fytyrë. Rezultati do ju lërë pa fjalë. Në fund mund të vendosni sipas dëshirës kuba akulli ose bustina çaji të ngrira.

Keshilla