Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Torte kostebek.


 Përbërësit

4 vezë
1,5 gote sheqer
1 gote qumësht
1 gote vaj vegjetal
2 gota miell
1 vanilje
1 luge te gjelles kakao
PER KREM
2 pluhur per krema pana
2 shllag krem
2 luge te gjelles sheqer pluhur
BRENDËSI
3 banane
2 luge te gjelles mjalte
1-2 luge te gjelles fëstek i bluar

 Hapat

1
Vezët dhe sheqerin tundeni mirë me mikser, ia shtoni,qumështin dhe vajin vegjetal.
2
Miellin, kakaon, pluhur pjekjën, vaniljën po ashtu ia shtoni duke e mos e ndalë përzierjën.
3
Glazurën e përgatitur e derdhni në enën e pjekjës për pjekje në temperaturë 160 grade celsius.
4
Pas pjekjes torten e gryni dhe ia largoni pjesën e midist, pjesën e larguar e vendosni në një enë të cilën do ta përdorni më vonë.
5
Bananet i preni në copa të vogla dhe ato i vendosni në pjesën e midist të tortës. Përmbi I derdhni mjalte dhe fëstëk.
6
Krem shllagun e përzieni me mikser dhe e derdhni përmbi bananet në të gjithë sipërfaqën.
7
Pjesën e larguar të tortes ia hedhni tani si zbukurim me disa copëza të fëstëkut.
8
Ju bëftë mirë!

Keshilla