Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

“Si ta quaj këtë dashuri” , Kushi në krahët e Arnav, ja ç’do ndodhë nesër


Lavanja i kërkon Kushit t’i shpjegojë rëndësinë e Festivalit të Dritave. Anxhali vjen të dëgjojë Kushin dhe thërret edhe Arnavin. Por Arnav nuk ka interes. Anxhali u thotë Kushit dhe Lavanjës të mendojnë një ide që Arnav të ulet me to për të dëgjuar historinë. Lavanja e thërret Arnavin të rregulloj dritën në dhomën e ndjenjes por ai e përzë. Lavanja çon Kushin. Kushi i thotë Arnavit se nuk punojnë dritat. 

Arnav zbret poshtë dhe Anxhali habitet si Kushi e bindi. Ndërsa Arnav rregullon dritat Kushi me Anxhalinë po merren me vizatimet. Kushi pyet Anxhalinë si u dashurua me Shamin. Anxhali i shpjegon se kur je e dashuruar personi të del në ëndërr dhe sapo hap sytë mendon për të. Arnav dhe Kushi shikojnë njëri tjetrin. Anxhali shkon të flasë me Shamin në telefon. 

Teksa Kushi largohet prej aty Arnav bie nga karrigia duke marrë edhe Kushin me vete. Të dy bien në tokë. Kushi mbi Arnavin. Arnav çohet me vështirësi dhe ndihmon edhe Kushin. Anxhali vjen dhe pyet çfarë ndodhi. Kushi i thotë se Arnav ra nga stoli.

 Lavanja i kërkon Kushit t’i mësojë si vishet sari që ta veshë nesër për festë. Kushi vesh një sari që t’ja mësojë Lavanjës. Arnav duke ujitur lulet hedh sytë nga dhoma e Lavanjës dhe sheh Kushin të veshur me sari. Arnav hutohet. Kushi largohet për në shtëpi. Asaj i shfaqet fytyra e Arnav kudo.

Keshilla