"Si ta quaj këtë dashuri", Arnav surprizon Kushin, familja e saj cakton datën e martesës, ja ç'do ndodhë nesër


Kushi diskuton me Pajalin dhe i thotë se nuk ndjen asgjë për Shamin dhe as nuk e mendon martesën me të. Pajal i thotë se e di që ajo nuk e do Shamin por kush do ishte ai që do martohej me të pasi ajo bën shumë prapësira. Kushi kujton momentin kur Arnav rrahu ata djemtë për të. Arnav nga ana tjetër kujton momentin kur Kushi e përqafoi. Manorma i tregon Akashit fotot e disa vajzave por ai i thotë se nuk do të martohet. Anxhali pyet Akashin se çfarë cilësish duhet të ketë vajza. Akash përshkruan Pajalin: një vajzë e thjeshtë që kujdeset për të gjithë. Kushi shkon në punë dhe sheh të gjithë duke pastruar për Festivalin e Dritave. Arnav ka vënë një shami që mos t’i fillojë alergjia nga pluhurat. Kushi e ngatërron me pastrues dhe i thotë të çohet të punojë se po erdhi Arnavi do të pushojë nga puna. Arnav heq shaminë. Kushi habitet kur sheh dhe largohet. Arnav fillon pastron shtëpinë gjithashtu. Kushi padashur thyen një vazo në shtëpi. Anxhali vjen dhe pyet si u thye vazo e preferuar e Arnavit. Kushi shqetësohet. Arnav thotë se vazo nuk ishte më e mirë dhe largohet. Manorma i jep shërbëtori një listë me gjërat për të blerë. Anxhali pyet Kushin nëse do blejë ndonjë gjë. Kushi i thotë shërbëtorit të blejë 20 pako me detergjent Çamko dhe i jep paratë. Ajo i thotë Anxhalisë se nëse në njërën nga pakot bie një monedhë fiton një tjetër pako falas. Kur shërbyesi sjell pakot Arnav tek njëra fut dy monedha. Kushi hap pakot me radhë dhe në fund gjen dy monedha. Ajo gëzohet shumë ndërsa Arnav e sheh i kënaqur. Anxhali thotë se duhet të ndizen dritat e pishinës por shërbëtori nuk duket gjëkundi. Kushi thotë se do shkojë t’i ndezë ajo. Kushi mundohet të dekorojë pishinën me drita por ngec rreth kabllit me drita. Arnav sheh Kushin dhe e ndihmon atë. Të dy janë shumë pranë njëri tjetrit. Kushi shkon në shtëpi dhe merr vesh se data e martesës është caktuar. Ajo thotë se nuk do të martohet me Sham.
Powered by Blogger.