Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Kek me krem karamel!



Përbërësit

PËR KARAMEL
1 gote sheqer
1 gote ujë
PËR SHERBETIN ME QUMËSHT
gjysme gote qumësht
1 gote sheqer
PËR KEK
2 vezë
1 gote te çajit sheqer
1 gote te çajit qumësht
gjysme gote te çajit vaj vegjetal
2 luge te gjelles kakao
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 gota miell


 Hapat

1
Fillimisht e përgatisim karamelin, 1 gote uje dhe sheqerin e shkrimë në një tigan, nuk e përziejmë fare e lëmë të shkrihet vetvetiu. Pasi të përgatitet kremi e derdhim në enë e kekut.
2
Fillojmë ta përgatisim kekun, sheqerin dhe vezët i përziejmë mirë, pastaj ia shtojmë qumështin, vajin vegjetal dhe kakaon.
3
Përzierjën nuk e ndalim dhe ia bashkangjesim miellin, pluhur pjekjën dhe vaniljën.
4
Glazurën e kekut e lëmë anash dhe në një pijat i hedhim 2 vezë, gjysme litre qumësht, 1 gotë sheqer dhe e përziejmë rreth 2-3 minuta.
5
Këtë sherbet e derdhim në enën e pjekjës tek karameli pastaj ia bashkangjesim edhe glazurën e kekut.
6
E vendosim një tepsi e mbi tepsi enën e kekut, kur është keku gati të pjekët në tepsi e derdhim një gotë ujë.
7
Në temperaturë 160 gradë celsius rreth 1 orë e pjekum kekun. Pasi të pjeket keku nuk e marrim menjëhër nga furra por e ndalim furrën dhe e lëmë derisa të ftohen keku aty brenda.
8
Ju bëftë mirë!

Keshilla