Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

“Ertugrul humbi jetën në Itali”, lajmi shokues që tronditi fansat e aktorit të njohur

“Ertugrul humbi jetën në Itali”, lajmi shokues që tronditi fansat e aktorit të njohur

Aktori i njohur për rolin në serialin “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan, po kalon disa ditë pushime me bashkëshorten Neslisah Alkoçlar në Itali, në ishujt turistikë të Caprit, por një lajm për të ka kaluar çdo lloj parashikimi.
Disa prej mediave turke raportuan se personazhi kryesor i serialit “Ertugrul”, ka humbur jetën nga një aksident automobolistik. Por lajmi i rremë u rrëzua shpejt ndërsa HaberTurk lajmëroi se aktori ishte rikthyer në profilet e tij sociale, në Twitter.
Sipas lajmeve të mëvonshme, u raportua se aktori vijon pushimet i qetë, por lajmi për aksidentin e tij u përhap nga disa përdorues të rrjeteve sociale. Lajmi i rremë për aksidentin e rëndë automobilistik përfshiu edhe shumë fansa të aktorit që kishin filluar të pyesnin të habitur për “ngjarjen e rëndë”. Por sapo e mësoi lajmin, Duzyatan shkroi në prolin e tij zyrtar se “me sa dëgjova, paskam vdekur” duke i qetësuar të gjithë se lajmi i përhapur ishte i rremë.

Keshilla