Ushqimet e Ramazanit: Kur dhe çfarë të hamë

Ushqimet e Ramazanit: Kur dhe çfarë të hamë


Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, zbatuesit e Islamit agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit. Gjatë agjërimit, ata nuk konsumojnë asnjë ushqim apo pije dhe mendimet duhet të mbahen të pastra.
Pasuesit e Islamit besojnë se agjërimi i ndihmon muslimanët të mësojnë durimin, modestinë dhe sjell përfitime shpirtërore.

Vaktet ushqimore shërbehen para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit dhe quhen respektivisht: syfyri dhe iftari dhe hahen së bashku me familjen ose me komunitetin lokal.
Kalendari islam bazohet në ciklet hënore, kështu që çdo vit shkon prapa rreth dy javë. Vitin e kaluar, në 2015, ai filloi më 17 qershor dhe përfundoi më 17 korrik, ndërsa këtë vit, 2016, ai fillon më 5 qershor dhe zgjat deri në 5 korrik.
Cilët agjërojnë dhe cilët jo
Agjërimi ndiqet në mënyrë strikte në shumë vende dhe nga shumë njerëz. Muslimanët që jetojnë në pjesën veriore të Evropës apo në Kanada duhet të agjërojnë më gjatë se myslimanët që jetojnë në Lindjen e Mesme për shkak të orëve të ditës që bëhen më të gjata.
Të moshuarit, të sëmurët fizikisht dhe ata mendorë janë të liruar nga detyrimi i agjërimit. Gjithashtu të përjashtuara nga agjërimi janë edhe gratë shtatzëna, gratë gjatë periudhës së menstruacioneve dhe gratë që ushqejnë me gji të sapolindurit e tyre.
Në disa komunitete myslimane, njerëzit që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit pritet të kompensojnë këtë mungesë, duke ushqyer të varfërit dhe njerëzit në nevojë gjatë vakteve të syfyrit dhe iftarit.
Syfyri dhe Iftari
Gjatë Ramazanit shërbehen dy vakte kryesore: syfyri, i cili shërbehet para agimit dhe iftari, i cili shërbehet pas perëndimit të diellit.
Syfyri duhet të jetë vakti kryesor dhe i shëndetshëm, për të siguruar energjitë e nevojshme gjatë gjithë ditës së agjërimit, që përfundon kur dielli ngrihet dhe fillon sabahu, ose lutja në mëngjes.
Në fund të ditës, kur dielli perëndon, fillon lutja e Akshamit dhe dita e agjërimit thyhet me iftarin. Shumë myslimanë e thyejnë agjërimin duke ngrënë hurma para fillimit të iftarit. Muslimanët mund të vazhdojnë të hanë dhe pijnë gjatë gjithë natës deri në syfyr të ditës së ardhshme.
Në fund të muajit të Ramazanit, myslimanët festojnë festën e prishjes së agjërimit, që quhet Eid al-Fitr.
Çfarë duhet të hani
Të dyja vaktet: syfyri dhe iftari përmbajnë fruta të freskët, perime, mish hallall (të përgatitur sipas ligjit mysliman), bukë, djathra dhe ëmbëlsira. “Unë përpiqem të mbaj Ramazan shumë të lehtë dhe me ushqime plot me fibra, proteina dhe karbohidrate komplekse.
Kur Ramazani është gjatë muajve të nxehtë të verës si këtë vit përqëndrohem që të konsumoj ushqime hidratues”, thotë Amanda Saab nga blogu Amanda’s Plate.
Llojet e ushqimeve të shërbyer ndryshojnë sipas rajonit, nëse jeni në Lindjen e Mesme, Evropë, Azi, Amerikën e Veriut apo më tutje. Vaktet shërbehen në shtëpi me familjen, në xhamitë e komunitetit, ose në vende të caktuara brenda komunitetit mysliman.
Gjatë iftarit gatuhen një sërë ushqimesh. Disa njerëz preferojnë të kenë pak ushqime dhe zgjedhin të kenë një darkë të plotë më pas. Kjo zakonisht përfshin pite indiane me perime pikante, ushqime indiane të ndryshme me fruta dhe thjerrëza, hurma Arabie dhe ndonjëherë edhe krem ​​karamel frutash.”,- thotë Kaif Khan nga blogu Quirk Kitchen.
Khan përmend edhe një shurup të veçantë rozë trëndafili të quajtur Rooh Afza, i bërë nga një përzierje përbërësish, ku përfshihen koriandra, portokalli, ananasi, karota, petalet e trëndafilit, spinaqi dhe nenexhiku.
“Nuk ka Ramazani të plotë pa një shishe Rooh Afza. Kjo pije është një element kryesor në shtëpinë tonë për iftar. Zakonisht ajo përgatitet vetëm duke shtuar ujë dhe limë”. Një tjetër version është Rooh Afza lassi (një pije indiane e bërë nga kosi apo dhalli me ujë).
10 ushqime të Ramazanit nga e gjithë bota
Dahi vadey: Brumë thjerrëzash që ngjyhet në një salcë kosi pikante (Indi)
Haleem: Mish i gatuar ngadalë, bullgur gruri dhe thjerrëza (Lindje e Mesme, Indi, Pakistan dhe Azia Qendrore)
Chicken 65: Copa mishi pule pikante në përmasa të vogla që janë të marinuara dhe të skuqura thellë (Indi)
Ramazan Kebabi: Një pjatë e bërë me mish qengji, qepë, kos dhe pite buke (Turqi)
Ful medammes: Fasule të gatuara me hudhër dhe të përhapura në bukë (Afrika e Veriut)
Paomo: Bukë dhe supë deleje (Kina)
Chapatis: Fetë buke e sheshtë që mbështillet me perime dhe mish (Indi dhe Pakistan)
Fattoush: Një sallatë e bërë nga perime dhe pite buke (Liban dhe vendet arabe)
Konafah: Një pastë e bërë me brumë dhe djathë (Lindja e Mesme)
Kolak: Një ëmbëlsirë frutash e bërë me sheqer palme, qumësht kokosi dhe gjethe Pandanusi (pemë tropikale). I shtohen dhe fruta si bananet ose kokrra fasulesh jeshile. (Indonezi)
Powered by Blogger.