Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tiganisur me qofte dhe patate

Image may contain: fire, food and indoor

Përbërësit për 6 persona:

1 kg patate,
3 lugë miell,
3 thelbinj hudhëra,
4 lugë vaj gjelle,
kripë dhe qofte.


Përgatitja:

Pasi t’i keni qëruar patatet prejini në feta dhe vërini në një tepsi të thellë, më pas merni një tigan, hidhni vajin miellin dhe vëreni të skuqet duke e trazuar vazhdimisht deri sa të bëhet ngjyrë kafe e hapur, pasi të skuqet hidhini ujë nga pak duke e trazuar deri sa të formohet një lëng i trashë, hidhini kripën dhe hudhërat te grira shumë imët dhe lëreni të zjejë për 10 minuta, më pas hidheni në tepsi ku keni vendosur patatet e prera në feta dhe futeni në furrë në 220° për 20 minuta, pas 20 minutash me një pirua shikoni patatet nëse kanë zierë apo jo, nëse kanë zierë, merni qoftet e skuqura dhe vendosini në tepsi si në foto dhe lërini edhe 10 minuta të tjera në furrë, pastaj hiqeni dhe është gati për t’u ngrënë.

Keshilla