Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Tasqebab me zemër viçi dhe pilaf

Image may contain: food

Përbërësit për tasqebabin:
• 500 gr zemër viçi, 
• dy qepë të mëdha ose 4 të vogla, 
• 2 karrota, 
• 5 lugë vaj ulliri,
• dy gjethe dafine,
• piper i zi,
• spec djegës,
• miell,
• 1 gotë verë të kuqe.
Për pilafin:
• 1 kupë me oriz,
• 2 kupa me lëng,
• gjalp
Përgatisim tasqebabin:
Në një tenxhere mundësisht me fund të trashë hedhim vajin dhe e kaurdisim, qepën me karrotat, pasi të jenë zverdhur qepët, shtojmë zemrat dhe dy lugë miell dhe vazhdojmë skuqjen për 7 minuta, i hedhim 1 gotë verë të kuqe dhe e lejmë të shterrojë plotësisht, hedhim salcën dhe 3 gota uji të nxehtë, e rregullojm me kripë, piper, gjethe dafine, e mbyllim tenxheren dhe e lejmë të gatuhet për rreth 1. 30 min me zjarr të avashtë.
Për pilafin veprojmë kështu:
Shplajmë orizin me ujë, e kaurdisim me gjap për 5 minuta, shtojmë lëngun e nxehtë dhe e fusim në furr me 200 gradë për 30 minuta. Unë kam përdorur një tepsi për çambela për torta për pilafin. Rregullohet bukur në pjatë. Ju bëftë mirë

Keshilla