Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Supë me qofte (jiouvarlakia)

Image may contain: food


Supë me qofte (jiouvarlakia)

Përbërësit për 4-5 vetë:


• 1 kg mish viçi i grirë, 
• 1 qepë e madhe e grirë hollë në rende, 
• 1 tufë majdanoz i grirë shumë hollë, 
• 1 karrotë e grirë hollë,
• 1 fije seleri e grirë hollë,
• 2 filxhan kafeje oriz,
• kripë dhe piper
• 1 vezë,
• 1 lugë kafeje me nisesht.


Përgatitja:


Hedhim ujë në një tenxhere të thellë (mundësisht tenxhere me presion) dhe e vemë të ziejë. Sa të mari valë uji përgatisim qoftet. Në një enë vemë mishin e grirë, qepën, majdanozin, karrotën, orizin kripen e piperin dhe pasi e ngjeshim pak dhe përzihen mirë përbërësit krijojmë toptha të vegjel të cilët i hedhim në ujin që valon. Pasi mbarojmë me hedhjen e qofteve në ujë shtojmë edhe fijen e selerit në ujë dhe e lemë të ziejë për gati një orë në zjarr mesatar. Sasia e ujit që përdorët është në dëshirën e secilit dhe sa të lëngshme e do këtë pjatë. Pasi ka zier mishi marim një filxhan lëng nga supa dhe e lemë të ftohet pak. Në një blender (mixer) hedhim vezën, lëngun e limonit dhe niseshtenë. I përziejmë dhe shtojmë filxhanin me lëngun e ftohur të supës, përziejmë prapë dhe e hedhim gjithë masën në tenxheren me qoftet e ziera, kur ti kemi në valën e fundit, mbyllim zjarrin, tundim pak tenxheren majtas djathtas me lëvizje ciklike që të vejë miksi vezë-limon kudo (nuk trazojme me lugë) dhe pas 1-2 minutash e servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë

Keshilla