Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si të bëjmë komposto me fruta

Si të bëjmë komposto me fruta

Komposto me mollë
Për të bërë komposto me mollë duhen 4-5 kokrra mollë, 1 gotë sheqer, 1 filxhan kafeje verë, 1 litër ujë dhe pak limontoz. Mollët lahen, qërohen, priten në copa dhe vihen në ujë me pak limontoz që të mos nxihen. Lëkura e mollëve zihet, kullohet, lihen të marrin valë dhe hidhen mollët. Koha e zierjes varet sipas mollëve. Molla duhet të jetë e fortë, jo e zierë më shumë seç duhet. Për aromë, kompostos i hidhet karafil ose kanellë. Kur ftohet, i hidhet verë e kuqe.

Komposto me pjeshkë
Për të bërë komposto me pjeshkë duhen 4-5 kokrra pjeshke, 1 gotë sheqer, 1 litër ujë dhe pak limontoz. Pjeshkët lahen, përvëlohen në ujë të valuar, qërohen dhe priten në copa. Në ujin ku u përvëluan hidhet sheqer, lihet të marrë valë dhe hidhen pjeshkët. Pasi hiqen nga zjarri, i hidhet limontoz dhe kur ftohet, i hidhet verë e kuqe.

Keshilla