Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

"Si ta quaj këtë dashuri", gjyshja kap 'mat' Arnavin dhe Lavanjën, ja çfarë do ndodhë nesër - Lexo më shumë


Halla nuk është dakort me Kushin që të hapi dyqan por më pas bie dakort. Kushi dhe Pajal fillojnë të përgatisin ëmbëlsirat. Manorama dhe Lavanja janë duke përgatitur drekën. GJyshja vjen dhe Lavanja habitet. Manorama fshihet. Gjyshja i thotë Lavanjës të gatuajë edhe një gjellë tjetër. Halla u thërret njerëzve të vijnë në dyqanin e Kushit të provojnë ëmbëlsirat e saj. Në shtëpinë Raizada të gjithë mblidhen për të shijuar gatimin e Lavanjës që e ka bërë Manorama. Të gjithë e pëlqejnë gatimin dhe Lavanja e Manorama janë krenare. Kushi e mbyll ditën me humbje pasi gatoi më shumë ëmbëlsira sesa shiti. Një mekanik ndalon pranë dyqanit dhe i thotë të ketë besim dhe çdo gjë do shkojë mirë. Gjyshja pyet Lavanjën për përbërësit e gjellës dhe Lavanja ngec. Manorama padashje nxjerr sekretin që ka gatuar ajo. Gjyshja i bërtet Lavanjës që nuk ka respekt për të rritur duke gënjyer kështu. Lavanja preket dhe largohet. Arnavit nuk i pëlqen sjellja e gjyshes dhe i thotë gjyshes se këtë herë e kaloi cakun. Halla i bërtet Kushit sepse shkaku që doli me humbje ishte sepse bëri më shumë ëmbëlsira sesa duhej dhe shumë prej tyre ja dha falas fëmijëve. Pajal pyet nëse ato duhet të ktheheshin në Laknou. Kushi i thotë mos t’i humbasë shpresat. Arnav mundohet të qetësojë Lavanjën. Ajo i thotë se për sa kohë do jenë bashkë do i kalojnë vështirësitë. Arnav duket dyshues. Kushi sheh një yll të bie nga qielli dhe thërret Pajalin. Arnav dhe Anxhali janë gjithashtu në ballkon dhe shikojnë yllin. Anxhali gëzohet dhe i thotë Arnavit të shprehë një dëshirë por ai nuk beson në këto gjëra. Ai kujton Kushin dhe largohet. Anxhali lutet që Arnav të gjejë dikë që t’i heqë dhimbjen . Edhe Kushi lutet gjithashtu. Pajal e pyet se cila ishte dëshira e saj dhe Kushi i thotë se u lut që ato të jenë gjithmonë bashkë dhe jeta e tyre të jetë e ëmbël si xhalebi dhe të marrin shumë porosi nesër. Halla tallet me Kushin dhe thotë se edhe në këtë punë e përfshiu xhalebinë. Kushi pyet Pajalin çfarë dëshire tha. Pajal thotë se u lut që Shashi dhe Garima të jenë të lumtur. Sham mendon për Kushin dhe pyet veten të shkojë në Laknou. Ndërkohë edhe Arnav mendon për Kushin. Lavanjë shkon në dhomën e tij e veshur seksi por Arnav nuk i kushton vëmendje. Gjyshja vjen dhe i kap mat.

Keshilla