Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Role (involtini) me patllixhanë dhe proshutë

Image may contain: food

Perbersit:

• 2 patllixhanë mesatare, 
• 150 gr proshutë, 
• 4 lugë supe me vaj ulliri, 
• gjysëm qepe, 
• majdanoz,
• gjysëm shishe salcë domate,
• 1 gotë ujë,
• kripë dhe piper të zi, 


Pergatitje:

Merni patllixhanët dhe prejini në feta të holla për së gjati dhe piqini në pjastër ose në zgarë, pasi të jenë ftohur merini një nga një dhe verini një fetë proshutë dhe mblidhini dhe kapini me një kruajtese dhëmbësh si në foto, në një tigan hidhni vajin dhe qepën e grirë imët dhe vëreni të skuqet në flakë mesatare, Pasi të jetë skuqur qepa shtoni salcën, kripën, piperin dhe ujin, vëreni kapakun dhe lëreni të ziejë deri sa të shterojë uji që shtuat dhe salca të fillojë të trashet, 5 minutat e fundit shtoni edhe patllixhanët që mbushët më parë dhe majdanozin e grirë imët, kthejini herë pas here roletë (involtinit) dhe pas 5 minutash hiqini. Ju bëftë mirë

Keshilla