Patëllxhanë të pjekur me vezë

Patëllxhanë të pjekur me vezë

Është një recetë e shijshme dhe e thjeshtë për të marrë vetitë e padiskutueshme të patëllxhanëve të stinës. Ju duhet vetëm t’i piqini në furrë për 30 minuta. Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
2 vezë
1 gotë thërrime buke
1 patëllxhan
1 qepë
2 domate
1 gotë djathë parmixhan
1 gotë djathë i bardhë grek
4 feta djathë
1 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatitja:
Ngrohni së pari furrën në temperaturën 175 gradë Celcius. Spërkatni një tavë pjekje dhe lëreni mënjanë. Nxehni vajin në një tigan në temperaturë mesatare. Shtoni vezët në një tas dhe thërrimet e bukës në një enë tjetër. Prejeni patëllxhanin në feta dhe kalojini fillimisht në vezë dhe më pas te thërrimet e bukës. Skuqini patëllxhanët në një tigan me vaj derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe. Spërkaitni me pak kripë dhe thajini me një pecetë kuzhine. Vendosni në tavë një shtresë patëllxhanë, qepët, domatet e prera dhe llojet e djathrave. Piqini në furrë për 30 minuta.
Powered by Blogger.