Ashtu si edhe boronicat, qershitë mund të vendosen në ngrirje, duke i futur te kutia e kubave të akullit, apo edhe thjesht të ngrira për t’i përdorur më pas në receta të ndryshme.
Përgatitja:
Filimisht pastrojini mirë qershitë dhe largoni bishtat. Por nëse preferoni mund t’i lini. Për të qenë sa më të sigurtë se keni larguar të gjitha papastërtitë dhe të gjitha pesticidet e mundshme, përdorni një gjysmë gote me uthull në një tas të madh me ujë. Është vërtetuar se kjo teknikë mund t’ju ndihmojë që të largoni pesticidet nga perimet dhe frutat që doni të pastroni.

Më pas, vendosini qershitë në një tepsi apo enë të sheshtë në ngrirjen e frigoriferit. Lërini të ngrijnë plotësisht. Më pas futini në një qese plastike, ose në ndonjë kuti plastike. Mënyra e dytë është që t’i ngrini në kutitë e ngrirjes së akullit. Me këtë teknikë mund t’i përdorni për të bërë kokteile të ndryshme, pije detoksikimi, apo pije freskuese. Thjesht ju duhet që të shtoni kubat e akullit bashkë me qershitë në gotën e pijes.