Llojet e peshkut që ju nuk duhet të hani

Llojet e peshkut që ju nuk duhet të hani

Të gjithë e dimë që peshku përveçse tepër i shijshëm, është edhe mjaft i shëndetshëm. Përtej kësaj, ka disa lloje peshku që ju bëjnë më shumë dëme sesa ju bëjnë mirë për shëndetin.
Ja cilët janë ato:
Peshku mustak i importuar
Peshku mustak mund të rritet në përmasa të konsiderueshme. Por për të stimuluar rritjen e tyre fermerët i ushqejnë ato me hormone, sidomos peshqit e importuar nga Azia. Kështu që bëni kujdes me këtë lloj peshku të importuar.
Peshku skumbria
Ky lloj peshku përmban shumë mërkur, i cili nuk fshihet, por akumulohet në trupin e njeriut duke shkaktuar shumë sëmundje.
Peshku tuna
Peshku tuna përmban mërkur në nivele shumë të larta. Zakonisht ky lloj peshku ushqehet me antibiotikë dhe hormone.
Peshku tilapia
Nuk rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe astmën. Peshku ngjalë
Ngjalat kanë shumë yndyrnë dhe nuk rekomandohen të përdoren shpesh.
Peshku pangasius
Një tjetër lloj peshku që nuk rekomandohet të përdoret shpesh, është ai i llojit pangasius. Zakonisht pjesa më e madhe e llojit të këtij peshku që ne blejmë vjen nga Vietnami, lumenjtë e së cilit janë më të ndoturit në të gjithë botën.
Powered by Blogger.