Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Krostatë e freskët

Image may contain: dessert and food

Perbersit:

• 300 gr miell, 
• 150 gr sheqer, 
• 120 gr gjalp, 
• 2 të verdha veze, 
• lëkurën e 1 limoni,
Pasi ta keni zënë brumin me të gjithë përbërësit (nuk ka rëndesi se kë hidhni më parë) punojeni mirë, mbulojeni me plasmas kuzhine dhe lëreni në frigorifer të paktën 30 minuta,
Për kremin:
• 500 gr salcë kosi (jo të thartë)
• 250 ml pana,
• 130 gr sheqer pluhur dhe luleshtrydhe për dekorim. 


Pergatitja:

Merni salcën e kosit, hidhni sheqerin pluhur dhe trazojeni mirë, pastaj punojeni panën me mikser dhe bashkojeni me salcën e kosit duke e trazuar me ngadalë që të mos ulet pana, merni nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapeni në një petë të vetme, merni një tepsi ne madhësinë 30 cm, verini letër furre dhe vendosni petën që hapët, futeni të piqet në 180° për 25 minuta, pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet dhe më pas hidhni kremin që përgatitët dhe hapeni në të gjithë sipërfaqen e krostatës dhe në fund dekorojeni si në foto ose si t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë

Keshilla