Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Jahni me plënc - Kjo është nga gjellët më tradicionale Shqiptare

Image may contain: food



Kjo është nga gjellët më tradicionale Shqiptare .



Duhen:
• 2 kg plënc i pastër i prerë në copa të vogla 
• 4 qepë të thata, 
• 10 thelpinj hurdhre,
• 1 kuti lëng domate 250 gr,
• 1 gote verë,
• 1-2 gjethe dafine,
• 2-3 lugë uthull
• Kripë, piper
• pak spec djegës (sipas dëshirës)



Përgatitja:


Lajmë mirë copat e plëndësit dhe në ujin e fundit hedhim uthull dhe i lemë për rreth 10 minuta. E shplajmë mirë dhe e vemë në tenxhere (me presion) të ziejë për rreth 10 minuta. I kullojmë copat e plëndësit duke derdhur ujin, i shpelajmë dhe i vemë prapë në tenxhere me ujë te bollshëm. Pas 10 minutash zierje derdhim prapë ujin dhe vemë ujë të pastër në tenxhere, shtojmë qepën dhe hurdhërën të grira hollë (po të duam mund ta skuqim pak qepën para se ta bashkojmë me copat e plëndësit por kështu bëhet më e rëndë) shtojmë verën, lëngun e domates, kripën, piperin, gjethet e dafinës dhe pasi kemi shtuar ujë të mjaftueshëm mbyllim tenxheren dhe e lemë të ziejë për 4-5 orë të paktën në zjarr mesatar. Kontrollojmë herë pas here dhe shtojmë ujë nëse duhet dhe në valën e fundit shtojmë specin djegës dhe e mbyllim zjarrin. E lemë të ftohet pak dhe ndërkohë shtypim 5-6 thelpinj hurdhër të freskët, e trazojmë me 2-3 lugë uthull, verë, dhe sipas dëshirës i shtohet gjellës para se të konsumohet. Ju bëftë mirë

Keshilla