Loading...
Home » » Si të bëjmë byrek me fasule dhe petë të pjekura

Si të bëjmë byrek me fasule dhe petë të pjekura

Byreku me fasule është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë ekonomike. Mund të jetë një drekë e shkëlqyer kur shoqërohet me një sallatë dhe kos.




Përbërësit:

Fasule të përgatitura siç i bëjmë gjellë tradicionale.
500 gr miell
2 lugë vaj ulliri
Ujë të vakët
Kripë

Përgatitja:


Bëjmë brumin me miellin, ujin e vakët dhe kripën. E lemë të pushojë për 30 minuta të mbuluar, më pas bëjmë topa të vegjël, i hapim një nga një me niseshte të tretur.

Topat e vegjël i bashkojmë tre e nga tre dhe i hapim në 1 petë të vetme, ndërsa 6 toptha i ndajmë veçantë ku i hapim petët një e nga një. I pjekim në sobë. 


Pasi kemi shtruar gjysmat e petëve në tepsi të spërkatur me vaj, vendosim 3 petë të pjekura, hedhim vaj më pas hedhim fasulet, vendosim 3 petët e tjera të pjekura të spërkatura me vaj dhe në fund vendosim petën e madhe të njoma. E spërkasim me vaj dhe e pjekim në 220 gradë për 35 minuta.
Share this article :

Lexoni Me Shume