omelete me erza




Omëleta mbetet gjithmonë një recetë ideale për mëngjes. E thjeshtë dhe me shumë shije, veçanrëisht kur e përgatisni atë e erëza të përziera.






Përbërësit:

2 vezë
2 lugë gjelle me erëza (arrëmyshk, majdanoz, borzilok, piper i zi etj)
Pak gjalpë
Kripë


Përgatitja:

Shtoni vezët në një tas dhe rrihini lehtë me një pirun. Më pas shtoni në të erëzat dhe pak kripë. Vendosni një tigan me pak gjalpë në zjarr të shkrijë.
Hidhni në të masën me vezë dhe erëza dhe gatuajeni në zjarr të ngadaltë. Kthejeni me kujdes nga të dyja anët me një lugë druri.
Më pas vendoseni në një pjatë për servirje.
Powered by Blogger.