Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Frikase me Mish Pule




Një supë e thjeshtë, që mund ta gatuani me përbërësit më bazikë qe keni në frigorifer.

Përbërësit
  • 500 gr mish pule
  • 100 ml kos
  • vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • piper
  • kripë
  • majdanoz
Përgatitja
1
Zieni pulën në një tenxhere duke e rregulluar me kripë.
2
Miellin përzijeni me ujë në një tas që të tretet.
3
Në një tas tjetër rrahni vezën bashkë me kosin.
4
Përziejmë miellin me kosin dhe vezën.
5
Pasi pula të ketë zierë, marrim lëngun dhe e hedhim në një tenxhere të thellë, dhe hedhim miellin me kosin dhe vezën, duke e përzierë vazhdimisht që të mos krijohen kokrriza.
6
Përzierja vendoset në zjarr të ulët, zijeni për 5 min duke e përzierë vazhdimisht.
7
Pulën e zierë, e bejmë copa copa dhe e shtoni në tenxhere.
8
Rregullohet me kripë dhe piper, dhe i shtohet majdanoz sipas dëshirës.


Keshilla