Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Byrek me Gërsheta me Petë sfoliate



Kush e thotë se byreku është i rëndë? Kjo recetë na sjell një byrek shumë të shijshëm dhe që konsumohet shumë mirë dhe nuk është i ‘rëndë’ as për ditët e nxehta të verës.

Përbërësit
  • petë sfoliat
  • 250 gr spinaq
  • 150 gr djathë i bardhë
  • 10 gjethe nenexhik
  • 3 fije qepë e njomë
  • 5 gjethe borzilok
  • 1 thelpi hudhër (e grirë)
  • 1 lugë kafeje piper i zi
  • gjysmë lugë kafeje kripë
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • vezë (të verdhat)
Përgatitja
1
Spinaqi, djathi i bardhë i prerë në kubikë të vegjël, qepa e prerë hollë, nenexhiku, borziloku, piperi, kripa dhe gjysma e vajit të ullirit vendosen në një enë dhe përzihen nëpërmjet lugës sa të zbuten.
2
Mesi i tepsisë lyhet me vaj ulliri dhe vendoset peta sfoliate.
3
Në të dyja anët pritet 1/3 e petës në formë vijash si krehër dhe përzierja vendoset në pjesën e paprerë. Shiritat bashkohen dhe përthehen me njëri- tjetrin si një gërshet.
4
Nëpërmjet furçës lyhet çdo pjesë e petës me të verdhat e vezëve.
5
E lemë byrekun të piqet poshtë e lart për 20-25 minuta në temperaturën 170 gradë C dhe më pas ndërsa e hamë, e shoqërojmë me dhallë. Shpeshherë ndodh që byrekët me sfoliate dalin qull nga brenda pas pjekjes. Një gjë e tillë nuk ndodh në rastin e byrekut me gërsheta, pasi çdo pjesë është e pjekur në këtë mënyrë.

Keshilla