Petulla me Perime dhe Djathë të bardhë (VideoRecete)

Petullat janë një ushqim tradicional i vendit tonë. Të shijshme, të lehta dhe me shumë pak përbërës. Për të gatuar petullat më të shëndetshme përdorni vetëm vajin Olim.



Përbërësit
  • 1 kokërr qepë (e grirë hollë)
  • 2 thelpinj hudhër
  • domate (e ndarë në kubikë)
  • kungull (i njomë)
  • 150 gr miell
  • vezë
  • kripë
  • piper
  • 100 gr djathë i bardhë
  • vaj luledielli (Olim)
  • kopër
Përgatitja
1
Në një tas grini kungullin në rende.
2
Shtoni domatet e grira në kubikë, qepën e grirë, hudhrat e grira hollë, miellin, vezën, kripën dhe piperin.
3
Grini sipër djathin e bardhë dhe përzieni mirë përbërësit derisa të krjohet një masë brumi.
4
Në një tigan hidhni vaj në sasi të bollshme.
5
Shtoni petullat me ndihmën e një luge në tigan të skuqen.
6
Kthejini mirë nga të dyja anët derisa të kenë marrë një ngjyrë të artë.
7
Spërkatini sipër me djathë të bardhë të grirë dhe kopër të freskët.
8
Ju bëftë mirë!



Powered by Blogger.