Loading...
Home » » Vaji i hudhrës ilaç i mrekullueshëm për shëndetin

Vaji i hudhrës ilaç i mrekullueshëm për shëndetin

Hudhra njihet si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyror. 


Vaji i hudhrës është një ilaç popullor i cili mund të kurojë dhe parandalojë shumë sëmundje të trupit. Merrni rreth 30 thelpinj hudhër dhe vendosini në një kavanoz qelqi. 

Mbusheni kavanozin me vaj ulliri të papërpunuar derisa të mbulohet shtresa e hudhrave. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa ditë. 

Një ditë më pas, shtrydhni lëngun e një limoni dhe hidheni në kavanozin me hudhra dhe vaj ulliri. Pas rreth 10 ditësh, vaji i hudhrës do të jetë gati.

 Merrni një lugë gjelle nga ky vaj, 3 herë në ditë para ushqimit. Kura mund të zgjasë 1¬3 muaj dhe pas një muaji pushim ajo mund të ripërsëritet. 

Vaji i hudhrës është efektiv për: Sëmundjet koronare të zemrës, sklerozën, problemet me trurin, luftimin e infeksioneve dhe virozave të ndryshme etj. Vaji i hudhrës është një mjet i shkëlqyer për zgjerimin e enëve të gjakut gjithashtu 
Share this article :

Lexoni Me Shume