Trileçe

Përbërësit: 

6 vezë,

 400 gr sheqer,

 400 gr miell,

 1 pluhur paste,

 1vanil sheqer,

 1/2 lit ajkë “Hoplla” 

1 ½ lit qumësht,

 300 gr qumësht pluhur “Nestlle”,

 1/2 kg karamel.


Përgatitja: 

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë.

Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme.Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.

Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.

Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30-40 min.

 Me 1/2 lit.qumësht të vaket trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,përzihet me 1 lit. qumësht të ftohet dhe 1/2 lit.hoplla.

Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin.

Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë,mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë. 
Powered by Blogger.