Tavë me tambël

Përbërësit:

1-1.5kg mish qengji

500 -600gr oriz

1L qumësht

0.5l lëng nga zierja e mishit

200 gr gjalpë ose1dl vaj

1 lugë gjelleje kripë

Biber të zi


Përgatitja:


Mishin e qengjit e zijemë afër një orë në 2l ujë ku kemi hedhur një lugë gjelleje krip. Orizin të cilin e lajmë me ujë të nxehtë e kavërdisim me gjalpë, pastaj ia shtojmë qumështin e nxehtë, lëngun e mishit të zier (të nxëhtë), kripën dhe biberin e zi sipas dëshirës dhe tavën e fusim në furrë të nxehtë 

.Pas 20 min. e nxjerim tavën nga furra, e hedhim mishin e zier mbi orizin me qumësht dhe e kthejmë në furrë për afër 20 min. deri sa të skuqen mishi dhe orizi.
Powered by Blogger.