Tavë Me Spinaç Dhe Patate

Përbërësit:

5 patate te medha 

300 gr spinac 

1 luge melmesa(vegete) 

50 ml vaj

 1 luge miell

 300 ml qumesht

 200 ml uje

 Pak krip,piper

Përgatitja:

 Patatet i qerojme dhe grijme ne feta te rrumbullakta.
 Patatet e pergaditura i ziejme emu je te bollshem per 5-10 minuta,por jo aq sa te coptohen(por edhe nese ndodh kjo nuk eshte fundi I botes,vazhdojme tutje).

 Patatet e ziera i kullojme nga uji. Spinacin e pastruar e pervelojme me ujin cvale dhe ashtu leme te ziej edhe per 2-3 minuta,pastaj kullojme dhe grijme imet. 

Ne nje tigan me te thelle ngrohim vajin shtojme miellin dhe fergojme per 2-3 minuta. Shtojme qumeshtin duke perzier vazhdimisht,shtojme edhe ujin dhe perziejme.

 Pastaj shtojme melesat,kripen dhe piperin sipas shijes. Salca beshamel e pergaditur ne kete menyre do te jete pak me e holle,por ashtu edhe duhet te jete. Ne salcen e pergaditur qesim spinacin e grire dhe perziejme derisa salca dhe spinaci te homogjenizohen. 

Ne taven e lyer me vaj qesim nje shtrese nga rrathet e patateve te cilat I shpendajme ne gjithe siperfaqen e taves. Patatet I mbupjme me gjysmen e salces me spinacin pastaj edhe shtresa e dyte e patateve dhe ne fund edhe pjesa tjeter e salces me spinacin. 

Patatet do te duhet te notojne pak a shume ne salce pasi eshte me e holle se zakonisht,por qe kjo do te rregullohet gjate pjekjes ne furre. 

Pra,taven e pergaditur ne kete menyre e fusim ne furre te ngrohet 200 grade per afro 30 minuta derisa te marre ngjyre te kuqrremt persiper dhe masa e lengshme nga salca te shterroje. Sipas deshires para se te fusni ne furre mund te grini edhe djathe ne rende.
Powered by Blogger.