Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Supë me mish të grirë dhe bizele

Përbërësit

250 gr bizele
250 gr mish i grirë viçi
1 limon
1 lugë gjalpë
qepë
2 supe të gatshme 
thelpinje hudher
1 lugë bollgur
1/2 lugë kerri
1/2 lugë sheqer
300 ml ujë
kripë
piper


 Hapat

1
Në 300 ml ujë të valuar i vëmë për zierje dy supë të gatshme.
2
Në një tenxhere tjetër me vaj të nxehtë skuqim qepën e grirë dhe pas pak e shtojmë hudhrën e grirë.
3
Përziejmë dhe shtojmë bizelet dhe një lugë bollgur.
4
Gjatë përzierjes e shtojmë kërin, supën nga tenxherja e parë, dhe një 1/2 lugë sheqer.
5
Në këtë tenxhere shtojmë edhe lëngun e gjysmë limonit. Mishin e grirë e vëmë në një enë të thellë në të cilën hedhim një lugë miell, krip dhe piper të zi.
6
Këtë masë e përziejmë mirë me dorë dhe nga kjo krijojmë qofte në formë toptha të vegjël.
7
Këto qofte i skuqim në gjalpë dhe së bashku me yndyrën e tyre i kthejmë në tenxheren e supës

Keshilla