Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Si te gatuajme tullumba

Ziejmë ujin dhe hedhim në të një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj. Largojmë më pas ujin nga zjarri. Hedhim miellin e përzier me niseshten dhe pluhurin e pastës.

 E përziejmë mirë dhe sërish e vendosim në zjarr që të skuqet derisa të ndahet nga luga dhe ena. Pasi të ftohet brumi, hedhim vezët një nga një duke e përzier mirë me mikser, derisa të fitohet një brum i njëllojtë. 

Nxehim 1 litër vaj në një tenxhere. Me brumin e përgatitur mbushim kaushin special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxjerrim tullumbat drejtë e në vajin e nxehtë. I hedhim pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm dhe i skuqim nga të gjitha anët derisa të zverdhen në ngjyrë ari. Nëse skuqen shpejtë, ulim pak zjarrin.

 Heqim nga vaji me lugë të shpuar dhe i fusim drejt e në shërbet të ftohur. Derisa të skuqim të dytat, të parat i lëmë të qëndrojnë në shërbet, pastaj i largojmë nga shërbeti, dhe i palosim në një enë të thellë, e kështu veprojmë derisa të harxhohet i tërë brumi.

Shërbetin që mbetet e hedhim mbi tullumba, në mënyrë që ato të lagen plotësisht në shërbet. I shërbejmë me shurup trëndafili, limonadë, bozë etj.

Përbërësit per Tullumba:
– 9 filxhanë kafeje ujë

– 1 filxhan kafeje vaj

– një majë thike kripë

– 7 filxhanë kafeje miell

– 3 filxhanë kafeje niseshte

– 1 pako pluhur paste

– 6 kokrra vezë

– 1 litër vaj
Për shërbetin:

– 1 e ½ kg sheqer

– 7 e ½ lt ujë

– lëngu i 1 limoni

– 1 pako sheqer vanileje

– shërbeti duhet të vlojë për 7 min

Keshilla