Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Revani berati me miell misri

 Përbërësit

2 kokrra vezë
100 gr sheqer
100 gr kos
200 gr gjalpë
2 gr sode buke
125 gr miell misri
125 gr miell gruri
2 gr lëkure portokalli
300 gr sheqer
150 ml ujë
pak vanilje

 Hapat

1
Për përgatitjen e revanisë, si fillim, në një tas të thellë hedhim 2 kokrra vezë dhe i rrahim me një tel rrahës.
2
Më pas i shtojmë sheqerin dhe pak më vonë kosin dhe vazhdojmë procesin e rrahjes së përbërësve.
3
Më pas i hedhim pak lëkurë portokalli për të përmirësuar shijen.
4
Duke vazhduar përzierjen me telin rrahës, i hedhim miellin e misrit, miellin e grurit dhe sodën e bukës.
5
I rrahim të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.
6
Marrim një tavë, e lyejmë me pak gjalpë për të bërë të mundur nxjerrjen më lehtë të revanisë.
7
Hedhim në tavë masën e krijuar dhe e fusim në furrë në temperaturën 150 gradë për 30 minuta.
8
Ndërkohë që revania piqet, përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vendosim në zjarr duke e përzierë ngadalë, derisa sheqeri të tretet dhe më pas e lejmë pak mënjanë derisa të ftohet.
9
Nxjerrim revaninë nga furra dhe i hedhim sherbetin në mënyrë të njëtrajtshme.
10
Tani revania juaj është gati.

Keshilla