Loading...
Home » » Qebap

Qebap

 Përbërësit

PËR 4 PERSONA
750 kg kimë qengji 
1 qepë
1 filxhan çaji bollgur
½ tufëz majdanoz 
½ lugë kafeje bahar pluhur
½ lugë kafeje kanellë
vaj ulliri
kripë
piper
MUND TË SHOQËROHEN ME
8 pite 
1 sallate jeshile
1 qepë
2 domate
½ tufëz majdanoz 
vaj ulliri

Hapat

1
Njomim bollgurin në 2 filxhanë ujë të vakët dhe e lëmë për rreth 2 orë.
2
Në vazhdim, e shpëlajmë në kullesë me ujë të rrjedhshëm dhe e lëmë të kullojë mirë.
3
Grijmë hollë qepën dhe e përziejmë me kimën (të cilën e ruajmë në frigorifer derisa të mbrujme qebapin), bollgurin, beharnat dhe majdanozin.
4
E rregullojmë me kripë e piper dhe ë mbrujmë qebapët në formë të stërzgjatur.
5
Shtrojmë qebapet në tepsi dhe i spërkatim me vaj ulliri.
6
I pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për rreth 20 minuta.
7
Spërkatim pitet arabe me vaj ulliri dhe i pjekim lehtë në furrë.
8
Presim qepën në feta të holla dhe e përziejmë me majdanozin dhe pak vaj ulliri.
9
Presim domatet në feta të holla.
10
Presim hollë sallatën jeshile.
11
Shtrojmë pitet arabe nëpër pjata, hedhim sipër lëndët shoqëruese me qebapët dhe i servirim.
Share this article :

Lexoni Me Shume