Pulë në mënyrë spanjolle me oriz e domate

Do t’iu kushtojë shumë pak kohë të gatuani një recetë kaq të shijshme.

Përbërësit:
▪ 1 lugë gjelle vaj ulliri

▪ 2 thelpinj hudhër

▪ 1 qepë (e prerë imët)

▪ 2 copë gjoks pule (pa kocka)

▪ çerek filxhani pastë domateje

▪ 1 lugë gjelle spec i kuq (jo djegës)

▪ gjysmë luge gjelle fara kumini

▪ 1 lugë gjelle spec (jo pikant)

▪ pak piper të zi
▪ 2 copë spec të kuq (të ëmbël, të pjekur)

▪ 2 filxhanë domate të konservuara

▪ 1 filxhan spec të gjelbër (të prerë)

▪ një e gjysmë filxhan ujë

▪ 1 filxhan oriz kaf

▪ 1 grusht ullinj

Përgatitja:

Nxehni pak vaj në temperaturë mesatare në një tigan që nuk ngjit.
Shtoni hudhrën dhe qepën e grirë imët dhe kavardiseni për 5 deri në 8 minuta, derisa qepa të marrë ngjyrë të artë.
Shtoni mishin e pulës dhe kavardiseni derisa të marrë ngjyrën e kaftë, për gati 3 minuta.
Më pas hidhni purenë e domateve, kuminin, piperin, piperin e kuq, piperin e gjelbër dhe domatet.
Gatuajini për 3 minuta të gjitha bashkë, shtoni ujin dhe lëreni derisa ai të arrijë pikën e vlimit, pas kësaj hidhni orizin dhe lëreni të ziejë për 22 minuta.
Më pas hiqeni nga zjarri dhe prisni ullinjtë në rrathë të vegjël dhe hidhini brenda.
Shërbejeni të ngrohtë.
Powered by Blogger.