Pilaf i shoqëruar me gullash

 

Përbërësit

1 gote oriz
2 gota ujë
1 lugë gjalpë
300 gr mish viçi
3 lugë pure domatesh
1 qepë
1 lugë miell
piper të kuq
Krip
Piper te zi
vaj
ujë

 Hapat

1
Në një tenxhere vendosim gjalpin e djegim pak pastaj shtojmë 1 got oriz të bardhë për pilaf, me 2 gota ujë, i shtojmë kryp dhe piper të zi sipas shijes, tenxheren e mbulojmë me kapak, dhe e lëm të zihet derisa shohim që në oriz janë krijuar vrimat, ather pilafi është gati (sekreti për pilaf më të mirë, është që të zihet në zjarr mesatar dhe të kavërdiset me gjalpë).
2
Mishin e pastrojmë pastaj e prejmë në kube, pastaj e vendosim në vaj të nxehtë që të skuqet. E ulim temperaturen pastaj shtojmë qepët e coptuara, domaten dhe patatet.
3
Përbërsit i fërgojmë për 5 minuta, pastaj i shtojmë ujë (përafërshishtë 4 gota).
4
Gullashin e ziejmë derisa shohim që mishi është zbutur, përafërsishtë 40 minuta.
5
Në një enë shtojmë piperin e kuq, miellin dhe e përziejmë me pak ujë, shtojmë salcen e domateve, krypen dhe piperin, masen e përziejmë mirë pastaj e shtojmë në tenxhere.
6
Gullashin e ziejmë dhe për 5 minuta të tjerë, derisa lëngu të bëhet kremoz.
7
Në fundë orizin e servojmë të shoqëruar me gullash sipër.
Powered by Blogger.