Petulla Me Kos

Përbërësit:

 500g miell

 350 ml dhallë (kos i holluar me ujë)

 1 kokërr vezë pak kripë

 1 lug gjelle

 leng molle 

5 gr maja birre

 1 Ölxhan vaj 

Përgatitja: 

Shkrijmë majanë në një gotë me pak ujë të vakët.Në një enë qelqi hedhim miellin. Shtojmë pak kripë te mielli. E përziejmë dhe hedhim vezën. Shtojmë ngadalë dhallën duke e përzier me kujdes. Shtojmë edhe lëngun e mollës. E përziejmë përsëri. 

Në fund shtojmë edhe majanë e shkrirë. 

Trazojmë mirë gjithë përbërësit. Brumi i petullave duhet të jetë pak më i qullët se brumi i picës ose byrekut. Lemë brumin të vijë në enën të mbuluar me pecetë, derisa të dyÖshohet volumi i tij. Më pas hedhim vajin në një tigan të madh. E nxehim vajin 170-180°C ( ose derisa të kaloni dorën mbi vaj ta ndieni nxehtësinë e tij). Më pas lagim me pak ujë duart dhe marrim brumin pak e nga pak. Hapim brumin në formë petullash dhe e hedhim në tigan për skuqje. 

I kthejmë me kujdes. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të kemi mbaruar gjithë brumin. Petullat e përgatitura i vendosim në pjatë. I shtojmë sipër mjaltë e kanellë ose sheqer sipas dëshirës, por mund edhe ti shoqërojmë me djathë nëse ju pëlqen versioni i kripur. I shërbejmë petullat e ngrohta. 
Powered by Blogger.