Loading...
Home » » Patate në furrë

Patate në furrë

 Përbërësit

1kg patate
2 thelbë hudhër
2 rozmarine
vaj ulliri
kripë


 Hapat

1
Patatet e lara dhe te qeruara i presim ne kubik te medhenj dhe i vendosim ne nje ene me uje te ftohte per rreth gjysme ore.
2
Ne kete menyre ato humbasin shumicen e niseshtes se tyre, gje e cila i ben me krokante ne siperfaqe. Pasi ia kemi nderruar ujin disa here, i shplajme dhe i veme te ziejne per 10 minuta ne tenxhere me uje te vluar.
3
I kullojme, i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre, shtojme thelpinjt e hudhres se shtypur, rozmarinen ose sherbelin, vajin e ullirit dhe pak kripe.
4
Mundohemi qe me patatet te formojme vetem nje shtrese; ne kete menyre do te piqen uniforme siper dhe poshte.
5
I leme te gatuhen ne furre te nxehte ne 200°C per rreth 20 minuta, derisa te kene marre nje ngjyre te arte ne siperfaqe.
6
Ne momentin e servirjes heqim thelpinjt e hudhrave dhe deget e rozmarines dhe i sherbejme te nxehta.
Share this article :

Lexoni Me Shume