Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Pas vitesh të tëra sakrifice, kjo nënë më në fund i bëri realitet ëndrrën të birit

“Ma ka bërë kokën top!” Këto ishin fjalët e nënës së 16-vjeçarit Rexhino, pasioni më i madh i të cilit është futbolli. Por pasioni i djalit për sportin ka sjellë jo pak probleme për familjen e tij, për nënën e cila e ndarë prej vitesh nga një bashkëshort abuziv, e cila ka bërë gjithçka që ka mundur për t’i plotësuar atij të gjitha dëshirat që silleshin vetëm rreth futbollit.
Në studion e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në “E diela shqiptare”, ajo rrëfeu se kishte pasur raste që kishte mbetur edhe pa ushqim vetëm që t’i blinte djalit uniforma apo të tjerë aksesorë sportivë. Ajo madje tregoi se së bashku me djalin, një vit më parë kishin shkuar Gjermani për azil dhe në kampin ku ata qëndronin, kishte fituar dy medalje për aftësitë e tij sportive.
“Por unë sot kam ardhur që t’i kërkoj që ai të përqëndrohet tek mësimet.”- u shpreh nëna e tij duke theksuar se e kishte shumë të vështirë të vijonte të përballonte shpenzimet e të birit për futbollin. Megjithatë një surprizë nga ana e produksonit, ka bërë që Rexhino, tifoz i çmendur i ekipit të Tiranës, të shpërthejë në lot nga emocioni.
Presidenti i klubit të Tiranës erdhi në studio për t’i dhënë atij lajmin e bukur se ai do të bëhej pjesë e akademisë sportive të ekipit dhe se do të kishte mbështetjen e tij të plotë. Një tjetër moment ka rezultuar tepër emocionues për 16-vjeçarin, kur në skenë u ngjit idhulli i tij, futbollisti Gentian Muça.
Djali u përlot sërish teksa Muça i solli atij fanellën e ekipit të tij të dashur dhe aksesorët e tjerë që i nevojiten një futbollisti.

Keshilla