Loading...
Home » » Paçe koke - Gatime Tradicionale

Paçe koke - Gatime Tradicionale

Paçja mund te behet  si me kokë bagëtie ose viçi.Unë kam përdorur kokën e qingjit.
PERGATITJA: për 4 persona
1 koke
pak vaj ulliri
2 lugë miell
spec djegës
kripë dhe piperi zi
 2-3 lugë uthulle
3  thelpinj hurdhera
1 qepë
 2 karrota,
2 dege selino,
një tufe e vogël majdanoz.
2-3 gjethe dafine
1 lugë salsë konçentrat domateje
PERGATITJA:
Koka pastrohet, copëtohet ne dyshë vihet në uje të ftohtë që të lahet e ti ikë gjaku per rreth 2 ore,pastaj vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarre. Kur të ketë marrë i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepkarrotaselino,krip dhe piper te zi ,disa gjethe dafine. Lihen derisa të jetë zier mirë për rreth 1 ore e pak deri sa  mishi  të ndahet lehtë nga kocka.Gjatë kohës mundë ti shtoni ujë sa i mjaftonë. Kullohet lëngu, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla. Në një tjetër tenxhere shtohet vaji dhe mielli duke i skuqur bashkë deri sa mielli të marri ngjyre të arte,pastaj shtoni salcën  dhe lëngun e marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, speci djeges,majdanozii grire imet  dhe lihen të ziejë në zjarr të avashët edhe për disa minuta duke regulluare me  kripë e piper të zi nëse është e nevojshme përsëri. Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura dhe uthull.

Ju bëftë mirë 
Share this article :

Lexoni Me Shume