Musakë Me Lakër

Përbërësit për 6 persona:


 1 kokë lakër 

500gr mish të grirë 

lëng lemoni 

1 kokrrë qepë

 100gr oriz

 3 domate 

3 speca të kuq 

1 grushtë magdanoz

 2 thelbinjë hudhër

 3 vezë 

300ml qumësht 

2 lugë miell

 krypë

 piper të zi 

Përgatitja:


 Prejmë lakrën në pjesë të vogla, e spërkasim më krypë dhe lëngun e një lemoni, e vendosim në një tenxherë me pak vaj dhe e ziejmë me avull (më së miri do ishtë në ekspress tenxhere), kështu veprojmë derisa shohim që lakra është zbutur pak.

 Në një tigan me vaj të nxehtë vendosim mishin e grirë, hudhrat e shtypura, qepët e grira, orizin, specat e grirë dhe domatet e coptuara, kur të shohim që mishi është përdherdhur, atherë masën e përgaditur e vendosim në tenxheren me lakra, masës i shtojmë krypë dhe piper sipas shijes. 

Masën në tenxhere e kalojmë në tavë për pjekjë Pastaj në një enë tjetër rrahim vezët së bashku me qumështin dhe ua shtojmë miellin, masën e përziejmë mirë dhe e hedhim në tavë sipër lakrave. Këtë tavë të përgaditur e fusim në furrë në temperaturë 175gradë dhe e lëm të piqët për 70 minuta
Powered by Blogger.