Hallvë me miell gruri (hallvë turke)

Përbërësit:

120gr miell gruri
70gr gjalpë
200gr sheqer
250ml ujë
arra
kanellë
sheqer kanellë

 Hapat

1
Si fillim, perziejme ujin e vaket me sheqerin ne nje ene derisa ky i fundit te kete shkrire plotesisht dhe e leme ne nje ane.
2
Vendosim gjalpin te shkrije ne nje tenxhere ne zjarr te ulet, dhe vetem kur ky te kete shkrire teresisht hedhim miellin te cilin e perziejme shpejt me luge druri ne menyre qe te mos formohen kokerriza.
3
Ne momentin qe perberja ka marre ngjyre kafe te hapur (duke patur kujdes te mos e djegim) shtojme dalengadale shurupin dhe frutat e thata te prera ne copeza duke vazhduar perzierjen derisa masa ta kete thithur te gjithe ujin. Kjo procedure eshte me e rendesishmja pasi kerkon pak durim dhe energji ne perzierje.
4
Kur hallva te jete gati, fikim zjarrin dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur.
5
Me ndihmen e dy lugeve, i japim hallves formen e saj karakteristike ovale, ose cfaredo forme tjeter dhe e sperkasim ne siperfaqe me pak kanelle dhe me sheqer kane.
6
E sherbejme ne temperature ambjenti ose te ftohte.
7

KESHILLE:

Per nje shije me te vecante, uji mund te zevendesohet me qumesht te cilit i shtohen edhe 2-3 luge arre kokosi e grire.
Powered by Blogger.