Gatime Tradicionale Shqiptare

Gatime Tradicionale Shqiptare

Keshilla

Loading...

Gjelle me mish viçi

Gjelle me mish viçi është një pjatë që konsumohet shumë nga të gjithë shqiptarët. Kjo është një recetë e thjeshtë që mjafton të kemi përbërës cilësorë dhe do të dalë një pjatë me të vërtetë e shijshme. 

Përbërësit: për Gjelle me mish viçi

 400 gr mish viçi

 2-3 gjethe dafine

 2-3 kokrra qepe e bardhe

 150 ml salce domate

2 lugë gjelle miell 

1 gote vere e kuqe 

piper i zi 

vaj ulliri 

kripe 

Përgatitja:

 Qepen e grijmë dhe e kaverdisim në një enë ku kemi hedhur vaj ulliri. Pas pak minutash, fillojmë dhe shtojmë mishin e prere në copa të vogla. 

Pasi kemi kaverdisur dhe mishin e shuajmë me një gotë verë të kuqe. Shtojmë edhe gjethet e dafinës. E lemë pak sa të avullojë alkooli e më pas shtojmë salcën e domates.

Hedhim në gjellë me mish, piper dhe kripë. Shtojmë pak ujë,(rreth një gotë). Në një enë të vogël tresim miellin me pak lëng mishi dhe ia shtojmë gjellës me mish. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e leme të ziejë ngadalë me zjarr të ulët. Gjella është gati! E shërbejmë të ngrohte të shoqëruar me bukë të thekur dhe me një gotë verë të kuqe. 

Ju befte mire! 

Keshilla